Aktualitet

Universitas vjen të shtunën me: Çfarë fshihet pas emrit "Luli Basha"?

Shkruar nga Liberale
Universitas vjen të shtunën me: Çfarë fshihet pas emrit

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: "Çfarë fshihet pas emrit "Luli Basha"?"

"Ngatërresa e pa (qëllimshme) e emrit të liderit të opozitës shqiptare nga ana e ambasadores amerikane ka patur më tepër jehonë se sa pritej nga një lapsus (?) i tillë. Në fakt, ajo nuk mund të quhet as ngatërresë, pasi, në fund të fundit, ambasadorja përdori një shkurtim të emrit Lulzim, si të thuash, duke e reformuar emrin e tij në një formë më miqësore. Ta lidhësh këtë gjest të pa(qëllimshëm) me përpjekjet për të arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, natyrisht, ngjan e tepruar. E megjithatë, vetëm pak kohë më vonë, reformimi i emrit të Bashës nga versioni formal “Lulzim” në versionin miqësor “Luli”, u pasua nga kërkesa e formës thuajse intime “Thuaj po”."

Ndërsa më pas vjen një "Profil" nga Vladimir Myrtezai me titull: "Lura-një melodi në gegnisht"

"Lura është një personazh që e kam njohur kur konkurronte për në akademinë e arteve, që për mungesë trupe e titujsh pedagogjikë në rrethe ishin zhvendosur që të konkurronin pranë një komisioni të ngritur në Tiranë.

Fazat e konkurrimit për arte janë një udhëtim sa rutinë aq dhe zbulues, ku pikasen tipa, karaktere dhe energji të ndryshme, mbi të cilët kemi të drejtën e vendosjes në një vlerësim kornizë, nga ku bëhet e mjaftueshme që subjekti të kalojë pragun e parë të shfaqjes, për të vazhduar një prirje apo një shtysë në materie arti."

"In Memoriam" vjen sot me: "Nurenbergu i komunizmit. In memoriam Vladimir Bukovskij – korrespondenca romane" nga Profesor Renato Cristin. 

Në rubrikën "Campus" do të gjeni: "Presidenti i UET Selami Xhepa: Shqipëria një ishull i izoluar universitar"

"Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Assoc. Dr. Selami Xhepa gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Karrierës, UET Alumni 2020 theskoi se universiteti nuk është më vetëm thjesht një institucion që tregon se si mund të mobilizojmë burimet e tjera për të ndërtuar progresin ekonomik dhe shoqëror, por është vetë burimi i krijimit të kësaj pasurie. universitetit."

Duke qëndruar te "Campus": "Rritet mesatarja e pranimeve në universitet pwr vitin akademik 2020-2021"

"Në mbledhjen e kësaj të mërkure të Qeverisë janë përcaktuar kriteret e reja, për pranimet në Universitete. Një nga kriteret kryesore ka të bëjë me notën mesatare, ku për ciklin e parë të studimeve duhet minimumi 6.5."

Dhe së fundmi një "OP-ED" nga Jan D. Walter me titull: "Afrikano-amerikanët: Ende më të varfër, më të sëmurë, më pak të arsimuar". 

Këto dhe shumë të tjera do t'i lexoni në fundjavë në suplementin "Universitas". /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH