Aktualitet

Universitas vjen këtë të shtunë me: Protesta si fenomen konservator

Shkruar nga Liberale
Universitas vjen këtë të shtunë me: Protesta si fenomen

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull “Protesta si fenomen konservator".

"Protesta është e kotë në një shoqëri që nuk i kushton vëmendje artit, fesë, shkencës dhe intimitetit."

Në rubrikën Profil do të gjeni shkrimin e profesor Vladimir Myrtezai me titull “Pelegrinët/ Kadare, Lulani pacientë të subkoshiencës".

Më pas do gjeni një OP-ED nga Federico Fubini, “Demokracia e Orbanit nuk pëlqehet më”.

“Mbas pesëmbëdhjetë muajsh pandemie, as edhe burrat e fuqishëm nuk janë më ata të një kohe. Hapi i rëndë i Viktor Mihály Orbán-it, kryeministër i Hungarisë pa ndërprerje prej dhjetë vitesh, papritmas nuk është më aq i sigurt.”

Universitas vijon me një Analizë nga Jeffrey D. Sachs me titull "Nuk na duhet G7".

"Samiti i fundit i G7 ishte një shpërdorim burimesh. Nëse do duhej të ishte mbajtur patjetër, ai duhet të ishte mbajtur online, duke kursyer kohë, kosto logjistike dhe emetime avionësh. Por, më thelbësisht, samitet e G7 janë një anakronizëm."

Po ashtu gjeni edhe Komentin me titull “Për Vjosën pa kujtesë, për Donikën që s’kupton dhe për dy burra banalë", nga gazetari dhe analisti Baton Haxhiu.

"Pushteti i Vjosës dhe Albinit po krijon fuqi për të ndaluar dhe jo për të krijuar gjëra të reja. Po vret kujtesën për lirinë dhe po viktimizohet, duke shkuar tek secili varr, pa ndryshuar gjë nga fjalori."

Si çdo të shtunë në rubrikën “Campus” do të gjeni dy shkrime: "UET Alumni 2021, rrjeti që zgjerohet bashkë me suksesin e universitetit".

"10 të nominuar nga brezi i tretë i të diplomuarave, Shpat Kolgega merr Çmimin e Karrierës UET 2021".

Campus vijon me shkrimin "Departement’s Book Review UET / Gjet Ndoj promovon librin “Arbëria në kufijtë e mbijetesës”.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH