Aktualitet

Universitas hapet: A i shërben qeveria "interesit të më të fortit"?

Shkruar nga Liberale
Universitas hapet: A i shërben qeveria "interesit të më

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: "A i shërben qeveria "interesit të më të fortit"?".

"Fraza “interesi i më të fortit” dhe argumenti se ky është qëllimi i çdo qeverie i atribuohen Trasimakut, bashkëkohës i Sokratit, të paraqitur në veprën e parë madhore të filozofisë politike, “Republika” të Platonit. Në fakt, Trasimaku ishte i mendimit se njerëzit janë të tëhuajsuar në esencën e tyre; prandaj nuk ka kuptim të flasësh për të mirën e përbashkët ose për mirëqenien e përgjithshme. Synimet e çdo personi janë vetëm të tijat dhe ato ka gjasa të bien në konflikt me synimet e të tjerëve. Prandaj njerëzit me pushtet synojnë të realizojnë vetëm të mirën e tyre dhe të sakrifikojnë mirëqenien e të tjerëve për ta arritur. Rrjedhimisht, çdo rend social dhe politik, edhe më i lashti, më i respektuari dhe i projektuari më me kujdes, është mashtrues. Qeveritë zakonisht pretendojnë edhe sanksionin e Zotit edhe atë të njerëzve. Por kjo është false sepse çka bëjnë ato në të vërtetë dhe çka pritet të bëjnë, sipas Trasimakut, është të realizojnë “interesin e më të fortit”, të atyre që kanë pushtet.", e nis shkrimin Klementin Mile.

Më pas vjen një profil nga Vladimir Myrtezai me titull: "Skënder Balaj, piktori i gjendjeve me diellin përkundër".

"E takoja gjithnjë natën, nën dritat e ngrohta të Çesenatikos, në të njëjtin impostim që kanë piktorët ndaj natyrës së gjallë. I përqendruar. Dukej sikur koha i kishte veshur një palë kufje që ia detyronte gjuhën e trupit rrjedhës së njerëzve.", kështu e nis shkrimin Myrtezai.

Për të vijuar më tej me një shkrim nga Eugjen Merlika me titull: "Mashtrimi i madh, demokracia e trukuar dhe komunizmi rozë".

Ndërsa në "Campus" do të gjeni dy shkrime, një me titull: "Renditja e universiteteve 2020, Universitetet amerikane mbizotërojnë rënditjen e 10 më të mirëve".

Ndërsa tjetri me titull: "Studimet online vs studimet tradicionale në auditor".

E për ta mbyllur suplementin dhe vetë gazetën me nje OP-ED nga Veton Surroi: "Kurthi i lehtë i Emirateve".

Këto dhe shumë të tjera do t'i lexoni në suplementin e së shtunës në Gazetën Liberale. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH