Aktualitet

Ulet fasha e vaksinimit në mbi 50 vjeç

Shkruar nga Liberale
Ulet fasha e vaksinimit në mbi 50 vjeç

Me mbërritjen e 100 mijë dozave të vaksinave Sinovac/Coronavac, fasha e vaksinimit ulet në mbi 50 vjeç. Ministrja Ogerta Manastirliu foli nga sheshi Skënderbej për zgjerimin e hartës së imunizimit të popullatës

Vaksinimi i 1 milionë shqiptarëve është i mundur brenda qershorit sipas ministres, dhe mbi të gjitha ky proces do vijojë pa ndërprerje edhe gjatë verës.

Në lidhje me shqetësimin e operatorëve turistikë për orën policore, Manastirliu u shpreh se Komiteti i Ekspertëve sheh situatën epidemiologjike me kujdes, e në bazë të saj varen dhe masat.

Prej 1 korrikut ora policore do të zhvendoset në orën 24:00 deri në 06:00 të mëngjesit, për shkak edhe të sezonit turistik.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH