Aktualitet

U zhduk 17 muaj më parë, gjendet trupi i pajetë i shqiptarit

Shkruar nga Liberale
U zhduk 17 muaj më parë, gjendet trupi i pajetë i shqiptarit

Trupi i shqiptarit 36-vjeçar, Laert Beqajt, i cili rezultonte i zhdukur prej 17 muajsh është gjetur tre ditë më parë në një zonë shkëmbore Andro.

Sipas hetimeve një ditë para daljes së lajmit për zhdukjen e tij, një burrë, i cili ishte në bordin e një anijeje rrugës nga Rafina për në Mykonos, ra në det.

Por sikurse përmendet në raport deri më sot, askush nuk i kishte kërkuar gjurmët e personit që u hodh në det, pasi ky njeri ishte me identitet të panjohur.

Kamera e sigurisë së anijes e kishin regjistruar njeriun që ra në det dhe pas vëzhgimit të tyre dhe pasi u panë rrobat e tij dhe nga dëshmitë e udhëtarëve, rezultoi se ky njeri ishte Laert Beqaj.

Ai u pa për herë të fundit natën e 8 prillit 2019, kur ai shkoi në një servis për të riparuar motorin e tij, me mekanikun, që ishte edhe shok i tij. Por servisin e kishin gjetur të mbyllur dhe më pas ishin larguar duke ecur bashkë dhe diku në Rrugën Heraklion rrugët e tyre u ndanë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH