Aktualitet

U rendit e dyta, Arta Marku ankimon vendimin e KLP-së

Shkruar nga Liberale
U rendit e dyta, Arta Marku ankimon vendimin e KLP-së

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku mësohet se e ka animuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u rendit e dyta  në listën e kandidatëve  për Prokuror të Përgjithshëm.

Ajo është renditur e dyta me 406 pikë pas prokurorit Olsian Çela me 459 pikë, ndërkohë që Fatjona Memçaj  është renditur e treta me 362 pikë.

KLP miratoi më 14 nëntor me shumicë votash pr/vendimin lidhur me renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues.

Kjo listë më pas i dërgohet Kuvendit i cili ka 30 ditë kohë për të votuar Prokurorin e Përgjithshëm. Nëse Parlamenti nuk e miraton në 30 ditë atëherë emërimi bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH