Një 44 vjeçare britanike ka humbur jetën dhe partneri i saj është në gjendje të rëndë pas përplasjes në brigjet e plazhit të Marmara në jug të Turqisë.
Barka e tyre u përplas me një tjetër brenda së cilës udhëtonin katër turistë të tjerë. Ata pësuan plagë të lehta. Policia ende nuk ka përcaktuar shkakun e përplasjes, por raportimet vendase thonë se kapiteni i barkës së shpejtë pati një moment shpërqendrimi.
E përditshmja turke Super Haber tha e kapiteni turk nuk kishte liçencë për të lundruar dhe po hetohet për vrasje nga pakujdesia.
Barka taksi po çonte turistët nga Marmaris drejt Turunç, një qytezë e vogël pesë milje më larg.
Përplasja fatale ndodhi para hotelit me pesë yje “Elegance” në Marmaris.