Një ngjarje e rëndë ndodhi në kryeqytet pasdites e kësaj të premteje.
Sipas asaj që konfirmon edhe policia, një 47-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i një pallati të banuar, në zonën e Laprakës, Tiranë.
Shtetasja me iniciale S.Z., edhe pse është dërguar menjëherë për në spital, fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi, “në Laprakë, në rrugën “Marubi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një objekti të pabanuar, shtetasja S. Z., 47 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Liberale.al/