Zbardhen detaje nga shpërthimi me tritol i ndodhur dy ditë më parë në Durrës. Mësohet se i është vënë tritol biznesit të ish-deputetit Lefter Koka.
Policia ka arrestuar për ngjarjen 44-vjeçarin Gentjan Meta, pasi iu gjet pulti i dronit me të cilin hodhi tritolin.
Kujtojmë se ky është sulmi i dytë ndaj biznesit të Lefter Kokës, pasi një ditë para zgjedhjeve u qëllua me armë pranë biznesit të tij. Policia po heton nëse dy sulmet mbi biznesin e Kokës kanë lidhje me njëra-tjetrën.