Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.
Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull "Tri iluzionet e opozitës".
"Në përpjekjen për t’i dhënë besim dhe shpresë kauzës për t’i shkuar deri në fund betejës me “regjimin Rama-Doshi”, Basha i krahasoi zgjedhjet e 25 prillit 2021 me ato të 31 marsit 1991, duke i cilësuar “zgjedhje pa zgjidhje”", shkruan Mile.
Më pas do gjeni një OP-ED nga Garry Kasparovm, "A do t’i tregojë Joe Biden vendin autokratit Vladimir Putin?".
"Unë isha një nga anëtarët e opozitës ruse që u takova me zëvendëspresidentin e atëhershëm Joe Biden në rezidencën e ambasadorit amerikan në Moskë më 10 mars 2011."
Universitas vijon me një Analizë nga ambasadori Arben Pandi Cici, me titull "Samiti Biden-Putin, befasues apo i shumëpritur".
"Por përpjekja për rivendosjen e dialogut dhe komunikimit me qëllim arritjen e “parashikueshmërisë dhe stabilitetit” në marrëdhëniet me Rusinëështë një objektiv ambicioz dhe i guximshëm i administratës Biden."
Po ashtu gjeni edhe Komentin me titull "Amerika mbetet e domosdoshme" nga Joschka Fischer.
"Rikthimi i konfliktit izraelito-palestinez ka ekspozuar shpërndarjen e vërtetë të pushtetit në Lindjen e Mesme. Pavarësisht të gjitha ndryshimeve të dekadave të fundit, fakt mbetet që stabiliteti varet nga SHBA-ja."
Për t’i lënë radhën rubrikës “Campus” ku do të gjeni dy shkrime: "Shkolla e Humaniteteve, UET/ Dy fituesit e Çmimit Kadare intervistohen nga maturantët".
"Shkolla e Humaniteteve, organizuar nga Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale në Universitetin Europian të Tiranës, mblodhi më Llogara në datat 28-30 maj maturantë, pedagogë e drejtues të universitetit, fitues të Çmimit Kadare, por edhe figura të medias dhe jetës publike.”
Shkrimi tjetër vjen nga pedagogu i KPT, Dr. Erjon Curraj, "Prezantohet Programi Digjital për Europën (DIGITAL2030): Koha për dialog e veprim për të ardhmen digjitale të Shqipërisë".
Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online.