1

Trajneri serb zbulon mesazhin që i çoi Edi Rama kur ishte në spital

               Publikuar në : 10:17 - 23/11/20 liberale

Sinisha Mihajloviç ka publikuar së fundmi librin e tij autobiografik dhe mes kujtimeve të hedhura aty, ka zbardhur të plotë edhe mesazhin që ka marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

I referohet periudhës kur trajneri serb ishte i sëmurë dhe po luftonte me leuçeminë.

Ish-futbollsti i Crvena Zvezdës, Romës, Lacios, Sampdorias dhe Interit, tregon se numrin e telefonit të Edi Ramës ia kishte dhënë miku i tyre i përbashkët, Aleksandar Vuçiç.

“Gjithnjë, nëpërmjet Vuçiçit, mora edhe një mesazh tjetër të bukur nga Edi Rama”, rrëfen ndër të tjera Mihajloviç.

“Panorama Sport” ka siguruar mesazhin e Ramës, të cilin Mihajloviç e ka publikuar të plotë në librin e tij të titulluar “La partita della vita” (Ndeshja e jetës).

“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad.

Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes.

E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik.

Ju kërkoj ndjesë që nuk arrita t’ju shpreh më mirë ndjenjën e vlerësimit të lartë dhe simpatisë kundrejt jush, por nëse do të duhej një dëshmitar, atëherë miku ynë i përbashkët mund t’ju sigurojë se, tashmë prej vitesh, nuk ndodh asnjëherë që të mos flasim për ju si një figurë speciale në botën e fut bollit.

Duke ju uruar gjithë të mirat juve dhe të dashurve tuaj, nuk po ju bezdis më me shpresën se një ditë do të mund t’ju takoj personalisht. ER”.” /Panorama Sport

<
>
127022829_393248681883352_4020626918960715242_n 127184409_2853368384897213_6828841893785932146_n 127043304_472753297037892_3670474299004453346_n

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back