Aktualitet

Tragjike/ 30-vjeçari humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë djali i tij 4 vjeçar

Shkruar nga Liberale
Tragjike/ 30-vjeçari humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Lefkada të Greqisë, ku një 4 vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor.

Mjeti drejtohej nga babai i tij, 30 vjeç, i cili ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke plagosur për vdekje djalin e tij.

Ndërkohë në traktor ka qenë edhe nipi i shoferit shqiptar, 16 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave greke, shoferi është shoqëruar në polici pas ngjarjes, ndërsa ditën e sotme është lënë i lirë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH