Aktualitet

Tragjedia në Berat, babai i njërit prej viktima rrëfen ngjarjen

Shkruar nga Liberale
Tragjedia në Berat, babai i njërit prej viktima rrëfen ngjarjen

Tre shtëpi kanë hapur dyert e mortit ditën e sotme në fshatin Dyshnik të Beratit , ku një fatkeqësi e ndodhur u mori jetën Kamber Hoxhës, Neim Hoxhës dhe Gentian Golashit. Anila Hoxha ka qenë në vendin e ngjarjes ku intervistoi një të afërm të viktimave (vëllanë e Kamber Hoxhës), Neki Hoxha.

Ai është shprehur se fillimisht në pus kishte hyrë Kamber Hoxha i cili po tentonte të hiqte shkallët e pusit dhe më pas ta mbushte me dhe për shkak se ishte tharë, por gazi e ka asfiksuar. Për të shpëtuar atë menjëherë është futur nipi (djali i motrës) Gentian Golashi dhe më pas djali i vëllait Neim Hoxha por edhe këta të dy mbetën të asfiksuar.

Vëllai po e mbushte me dhe këtë pusin. Po mundohej të hiqte, dhe nuk e dinte se ishte mbushur me gaz. Vëllai ngeli brenda. U fut nipi çuni i motrës, Gentiani ngeli edhe ai. U fut edhe djali tjetër Neimi dhe ngeli edhe ai. Nxjerrja vonoi pak mbi një orë. Njëri xhaxhain njëri dajën. Më takuan rrugës zjarrfikësit iu hapa edhe rrugën se nuk e dija se ku po shkonin.” tha Neki Hoxha.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH