Dje janë përcjellë për në banesën e fundit tri viktimat e masakrës së ndodhur në Xibër. Kujtim e Flogert Dakuci janë varrosur në Tiranë, ndërsa Sali Dakuci në fshatin e lindjes, duke mos i lënë të prehen në të njëjtën varrezë.
Këtë vendim e ka marrë daja i Flogertit, i cili kishte ardhur nga Italia. Ndërkohë, babai i vëllezërve Dakuci vetëm gjatë varrimit të dy djemve është njoftuar për vdekjen e tyre. Ai dergjet në shtrat prej disa muajsh.
Flogeti ishte djali i vetëm i Kujtim Dakucit, ndërsa djali i Sali Dakucit ndodhet emigrant në Angli. Ngjarja ka qenë shumë e rëndë për familjen e Kujtim Dakucit, ku tashmë e veja, Minushe Dakuci do të duhet të rrisë e vetme vajzën. Ernisa, 21 vjeçe, është studente në Universitetin e Tiranës.
Kjo është edhe arsyeja pse familja ka vendosur atë e bir të prehen në kryeqytet./Gazeta Liberale