Globi

Tragjedi/ Rrëzohet helikopteri me 12 persona në bord, zyrtari i lartë në gjendje të rëndë

Shkruar nga Liberale
Tragjedi/ Rrëzohet helikopteri me 12 persona në bord, zyrtari i

Një helikopter me 12 persona në bord, përfshirë ministrin e Sportit të Iranit, Hamid Shajadi, u rrëzua sot në një stadium në provincën Kerman, raporton agjencia iraniane e lajmeve IRNA. Helikopteri u rrëzua pak para se të ulej në një fushë futbolli në qytetin jugor iranian Baft.

Ministri i Sportit i Iranit u shtrua në spital me një hemorragji në tru, sipas Al Arabiya duke cituar raportet iraniane. Gjithashtu, Ismail Ahmadi, një këshilltar i ministrit të sportit, iu nënshtrua një operacioni për plagët e marra.

Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, tha për IRNA guvernatori i provincës Kerman, Mohammad-Medi Fadakar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH