Globi

Tmerr/ Motorri i avionit shpërthen në flakë, panikosen pasagjerët

Shkruar nga Liberale
Tmerr/ Motorri i avionit shpërthen në flakë, panikosen

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në aeroportin e Pragës, teksa avioni Boeing 767-300 ka bërë ulje emergjente.

Rreth mesditës ishte programuar një fluturim drejt New York-i nga aeroporti ndërkombëtar i Pragës. Avioni në fjalë niset dhe 1 minutë pas ngritjes, piloti shpall emergjencën duke kërkuar uljen e menjëhershme.

Motorri i djathtë i këtij Boeing 767-300 shpërthen në flakë sapo lë tokën duke shkaktuar panik tek të gjithë udhëtarët. Piloti detyrohet të qëndrojë 10 minuta në ajër për të pasur të lirë pistën për ulje. Për fatin e mirë, avioni ulet në tokë pa shkaktuar dëme materiale apo në njerëz.

Ky fluturim ishte programuar drejt aeroportit John Kennedy dhe do të zgjaste plot 8 orë. Fatmirësisht incidenti ndodhi shumë shpejt duke i dhënë mundësi pilotit të manovrojë. Shihni videon e mëposhtme për të parë se si motorri i djathtë i avionit shpërthen në flakë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH