Sport

Tifozët rumunë thirrje pro Serbisë, Policia e Kosovës i nxjerr nga stadiumi

Shkruar nga Liberale
Tifozët rumunë thirrje pro Serbisë, Policia e Kosovës i

Dhjetra tifozë rumunë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës për sfidën eleminatore mes Kosovës dhe vendit të tyre, provokuan gjatë sfidës me kore të ndryshme.

“Kosova është Serbi” thirrën ata gjatë duelit por policia ndërhyri menjëerë duke i nxjerrë nga stadiumi dhe ky veprim i menjëhershëm u duartrokit nga mbështetësit vendas.

Kjo nuk është hera e parë që fraksione të ndryshme të tifozerisë rumune tregojnë afrimitet me Serbinë duke mbështetur dhunën dhe agresionin e Beogradit ndaj Prishtinës.

Dhjetëra anëtarë të grupit “Uniti sub tricolor” ishin të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”. U larguan nga stadiumi rreth dhjetë minuta para fundit të ndeshjes pasi nisën me provokime. Tifozët rumunë kanë hedhur gjithashtu disa mjete ndezëse, të cilat i kanë futur në stadium, pavarësisht numrit të madh të forcave të sigurisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH