Aktualitet

Arrestohen te "Komuna e Parisit" dy persona të shpallur në kërkim

Shkruar nga Liberale
Arrestohen te "Komuna e Parisit" dy persona të shpallur në

Dy persona janë arrestuar në zonën e quajtur ”Komuna e Parisit”, pasi ishin shpallur në kërkim. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasit: – Mehmet Lamko, 62 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”; – Elsi Balla, 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore për vendndodhjen e dy personave të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Location 2”. Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur ”Komunën e Parisit”, u bë kapja e shtetasve: – Mehmet Lamko, 62 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”; – Elsi Balla, 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH