Aktualitet

Thyen krahun, moderatorja tregon gjendjen e vështirë të deputetit të rrëzuar

Shkruar nga Liberale

Saimir Korreshi është parë të shkojë në Kuvend me shalqi, bukë dhe prodhime fshati në shenjë proteste për proshimet e pashitura të fermerëve.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi konkurrent i “Dancing With The Stars Albania 2” ka pësuar një incident gjatë provave të kërcimit.

Në “Dancing With The Stars Fan Club”, moderatorja Kiara Tito informoi publikun se Korreshi ka pësuar thyerje të krahut, duke vënë në pikëpyetje vazhdimin e garës.

Në premierën e “DWTS”, Saimir Korreshi bëri për vete publikun me performancën e tij, që kulmoi me një shalqi nga Lushnja në skenë.

Me partneren e tij Livia, në një quickstep me këngën “Biçikleta” të Françesk Radit, deputeti bëri çdo shqiptar të kërcejë nga shtëpia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH