Aktualitet

Testi dhe risitë para vitit të ri akademik për maturantët që do të zgjedhin mjekësinë

Shkruar nga Liberale
Testi dhe risitë para vitit të ri akademik për maturantët

Për herë të parë, këtë vit të gjithë maturantët që do të aplikojnë nga data 29 Korrik deri në 3 Gusht për në universitet dhe do të zgjedhin degën e Mjekësisë, do i nënshtrohen testimit të pranimit të formatizuar të përgatitur nga ekspertë të universitetit të Kembrixh.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata thotë se maturanti do të marrë përgjigjen direkt në përfundim të testimit. Testimit do i nënshtrohen edhe aplikantët nga trojet shqipfolëse, por këta të fundit do e kryejnë atë në muajin Shtator.

Gjata thotë se vitin tjetër do të shihet mundësia e rritjes së pëshes specifike të testimit, mbi 30 % që është këtë vit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH