Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.8.
Zëvendëspresidenti i vendit, Fuat Oktay tha se, shkollat janë mbyllur për një javë, ndërsa fluturimet drejt dhe nga aeroporti në provincën Hatay janë pezulluar. Po ashtu sipas BBC, aeroportet në Maraş dhe Antep janë gjithashtu të mbyllura për fluturimet civile.
Presidenti turk Rexhep Erdogan tha se të paktën 912 njerëz kishin vdekur në Turqi pas tërmetit të mëngjesit të sotëm. Ndërsa nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar bëhet me dije se numri i viktimave në Siri është 320. Tërmeti goditi afër kufirit midis dy vendeve. /Liberale.al