Mëngjesin e sotëm janë ndjerë lëkundje tërmeti në Greqi. Një lëkundje e fortë me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter është regjistruar në Kretë, në zonën Agios Nikolaos, duke shkaktuar panik te qytetarët.
Tërmeti është ndjerë në orën 05:05 të mëngjesit të sotëm, ku sipas Institutit të Geodynamics, ka qenë 11 km në juglindje të Zakros, detit, me një thellësi fokale 15 km.
Kjo nuk ishte lëkundja e vetme pasi pas saj pati edhe një tjetër me magnitudë 3.7 në shkallën Rihter. /Gazeta Liberale