Aktualitet

Tërmeti/ ARRSH njoftim të rëndësishëm për shoferët

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ ARRSH njoftim të rëndësishëm për

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim pas situatës së rëndë nga tërmetet që kanë rënë gjatë natës.

Sipas këtij institucioni në të gjitha akset kryesore të vendit qarkullimi kryhet pa problem.

"Nga inspektimi vizual ne terren rezultoi se ne urat e Rajonit verior nuk ka probleme. Po vazhdon inspektimi me i hollësishëm për situatën", njofton ARRSH.

Njoftimi i ARRSH:

Marrë shkak nga tërmetet e ndodhura ditën e sotme më datë 26.11.2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar, së bashku me kontraktorët dhe punonjësit e mirëmbajtjes, dolën menjëherë në terren.

Në të gjitha akset kryesore të vendit qarkullimi kryhet pa problem.

Drejtoria e Rajonit verior.

Nga inspektimi vizual ne terren rezultoi se ne urat e Rajonit verior nuk ka probleme. Po vazhdon inspektimi me i hollësishëm për situatën.

Drejtoria e rajonit Qendror Raporton se pas inspektimit vizual, nuk ka probleme në veprat e artit pas tërmetit. Do grupi i mirëmbajtjes është në terren dhe do të vazhdojë inspektimi më i hollësishëm. U raportua për një problem tek Mbikalimi i Shkozetit.

Grupi i punës i ngritur nga ARRSH, që u gjend menjëherë pas raportimit në terren, konstatoi se ka disa dëmtime në mbikalim, si ai i elementeve antisizmik. Dëmtime të mbi strukturës nuk ka. Inspektimi po vijon. Janë marrë masat përdevijimin e trafikut.

Drejtoria e Rajonit Jugor Informohemi se ne jug lëkundjet janë ndier në Fier më shumë, por pa probleme.

Vazhdon inspektimi i hollësishëm ne terren. Të gjithë kontraktorët, inspektorët e drejtorive rajonale dhe mbikëqyrësit janë në terren për verifikimin e situatës. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH