Aktualitet

Tërheqja ndaj "Bild", Paloka nxjerr videon e Ramës: Ja provat dhe...

Shkruar nga Liberale
Tërheqja ndaj "Bild", Paloka nxjerr videon e Ramës: Ja

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pasi kryeministri Rama tha se e tërhoqi padinë ndaj gazetës gjermane "Bild", sepse kishte biseduar me shefat editoriale dhe kishte kaluar kohë të mirë me ta, duke e bërë marrëdhënine mes tyre njerëzore.

Në një postim në Facebook, Paloka, teksa publikon një video me deklaratat e Ramës, shkruan se shefat e Bild nuk janë tërhequr nga akuzat dhe denoncimet.

"Ja dhe prova e te gjithe idiotsise politike dhe njerezore qe personifikohen tek kryeministri i ketij vendi.

Paska njohur shefat e “Bild”-it dhe “per shoqni” qenka terhequr nga gjyqi...! “Njerezore” -shkruan ai njerezori. Po me sa duket ata ( shefat e “Bild”-it) nuk kane te njejtin koncept si kryeministri yne per “shoqnine” e nuk jane aq “njerezore” ...Ata nuk jane terhequr nga akuzat dhe denoncimet ,PERKUNDRAZI", shkruan Paloka./Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/100008639860309/videos/2391651294466176/?t=11

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH