Pamjet shkaktuan shumë debat dhe për shqiptarët ishte fyese. Këngëtarja e njohur Rita ora ka reaguar lidhur me një video ku duket teksa kërcen në skenë duke mbajtur flamurin e Serbisë.
Ajo në një deklaratë për mediat ajo ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket. Rita Ora është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.
Më tej, Rita tha se ajo është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.
“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez. Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita Ora.
Rita ishte duke performuar në Hungari të shtunën mbrëma në Festivalin e të Rinjve në Szeged, kur iu hodh nga fansat një flamur i Serbisë.
Këngëtarja e mori flamuri dhe e vendosi në krah, gjest që ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.