Aktualitet

Tentoi të përdhunonte 23-vjeçaren, arrestohet i riu

Shkruar nga Liberale
Tentoi të përdhunonte 23-vjeçaren, arrestohet i riu

Policia ka arrestuar një 29 vjeçar, i cili ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 23-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Katund të Ri në Durrës.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë ndaluar shtetasin S. C., 29 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë. Kjo pasi një shtetase 23 vjeçe, nga Durrësi, ka bërë kallëzim se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Shërbimet e Policisë referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.", thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH