Detaje të reja janë mësuar për të riun që tentoi të hynte me dhunë në ambientin e Kryeministrisë, ditën e premte.
Aurel Latifi u neutralizua nga garda, pasi goditi me grusht kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe tentoi të hynte me dhunë në ambientet e brendshme.
Mësohet se Latifi është inspektor i kontrollit të Taksave në Bashkinë e Durrësit, si dhe koordinator i PS për zonën e kënetës.
Nuk dihet saktë arsyeja se përse Latifi tentoi të futej me dhunë në ambientet e kryeministrisë.
Ai do akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.