Sociale

Telegram publikon historitë vetëm për përdoruesit me pagesë

Shkruar nga Liberale
Telegram publikon historitë vetëm për përdoruesit me

Telegram Stories janë të ngjashme me ekuivalentin në Facebook,Messenger që shfaqen në formën rrathëve në krye të listës së bisedave.

Funksionaliteti i ri i historive të Telegram ka mbërritur por është i disponueshëm vetëm për përdoruesit me pagesë në planin Premium.

Muajin e kaluar CEO Pavel Durov zbuloi funksionalitetin në ardhje i cili ofron më shumë kontroll krahasuar me historitë në aplikacione të tjera ku mund të zgjidhni se kush i sheh ato dhe sa zgjasin përpara se të vetëfshihen.

Shumica e përdoruesve në Twitter raportuan se kanë parë funksionalitetin e ri.

Përdoruesit mund të zgjedhin ti bëjnë publike së bashku me opsione të tjera si: vetëm kontaktet, një listë kontaktesh ose vetëm miqtë e afërt.

Mund të shtojnë lidhje dhe tekst si dhe të etiketojnë të tjerët gjithashtu. Përdoruesit mund të ndajnë foto dhe video të kapura nga kamera ballore dhe ajo e pasme në të njëjtën kohë siç ndodh në BeReal.

Të gjithë mund ti shohin historitë dhe përdoruesit mund të reagojnë ose replikojnë. Megjithatë duhet të jeni një përdorues i Telegram Premium që të postoni një të tillë.

Ky shërbim kushton 4.99 dollarë në muaj dhe ofron ngarkime deri në 4GB.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH