Aktualitet

Teatri në pronësi të Bashkisë, Doris Pack: Rama po i lan duart...

Shkruar nga Liberale
Teatri në pronësi të Bashkisë, Doris Pack: Rama po i lan

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka reaguar në Ditën e Europës ndaj vendimit të marrë nga qeveria për Teatrin Kombëtar.

Në një postim në Twitter, ajo shkruan se kreu i Bashkisë, Erion Veliaj do të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian.

"Një shaka? Jo! në Ditën e Evropës, 9 maj, #Rama duke mosrespketuar vlerat europiane, po i lan duart e tij në mënyrë të pafajshme duke transferuar Teatrin Kombëtar, tek shoku i tij i ngushtë Veliaj kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili do të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian.", shkruan Doris Pack.

Kujtojmë se ditën e djeshme qeveria Rama i dorëzoi pronësinë e Teatrit Bashkisë së Tiranës. /Gazeta Liberale

https://twitter.com/pack_doris/status/1259056617024303104?s=12

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH