Globi

Të shtrirë në kamion njëri mbi tjetrin, e qara e një fëmije zbulon refugjatët

Shkruar nga Liberale
Të shtrirë në kamion njëri mbi tjetrin, e qara e një

Duke dëgjuar të qarat e një fëmije, policia gjermane gjeti dhjetëra refugjatë, të rritur dhe fëmijë, të futur në një furgon gjatë një kontrolli në kufirin austriak.

Duke hapur derën e kamionit, oficerët e policisë gjermane u habitën kur panë fëmijë të vegjël e të frikësuar në krahët e prindërve të tyre. Shtatë të rritur, nga 25 deri në 30 vjeç, dhe nëntë fëmijë, nga 2 deri në 5 vjeç, ishin shtrirë në kamion, disa mbi njëri-tjetrin.

“Me sa duket janë transportuar si pako”, argumentoi një nga policët gjermanë që u përball me këtë pamje çnjerëzore. Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, shtatë të rriturit kanë deklaruar se janë prindër të nëntë fëmijëve.

Në fakt, sipas asaj që i kanë thënë policisë, ata janë shtetas turq me origjinë kurde. Shoferi turk i furgonit i tha policisë se kishte "njohuri të plotë" për ekzistencën e 16 refugjatëve që po transportonte.

Sipas botimit gjerman, shoferi u arrestua nga autoritetet dhe përballet me akuza penale për trafik të paligjshëm të të huajve në kushte çnjerëzore dhe të pafavorshme.

Me mbështetjen e policisë gjermane, refugjatët u dërguan në stacionin e policisë federale në Garmisch-Partenkirchen. Siç raporton gazeta gjermane, refugjatët nuk kishin dokumente udhëtimi./Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH