Edhe pse nuk ka përfunduar zyrtarisht numërimi i votave në bashkinë e Vaut të Dejës, kandidati i Partisë Socialiste ka fituar avantazh të dukshëm, duke marrë 56.72% të votave, kundrej 38.27% që ka marrë kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë". Ndërkohë, kandidati i Partisë Demokratike ka marrë 6 %.
Rezultati është pritur mirë nga kandidati i “Bashkë Fitojmë” Zef Hila, i cili i ka dhënë dorën kundërshtarit të tij socialist, Kristjan Shkrelit dhe e ka uruar për fitoren.
"Këtu është një garë e normalisht që dikush do të fitojë. Unë e uroj me gjithë shpirt. Fushata e numërimi shkoi shumë normal dhe normal që njëri do të fitojë. Të shkoftë mbarë!", është shprehur