Aktualitet

Tarifa: Ka ardhur momenti që Shqipëria të ketë një grua presidente

Shkruar nga Liberale
Tarifa: Ka ardhur momenti që Shqipëria të ketë një grua

Ish-Ambasadori Fatos Tarifa e sheh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit si një rezultat që shpreh gjendjen emocionale të shoqërisë. Sipas tij, edhe mund të ketë pasur parregullsi në proces, por ato nuk mund ta ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve.

“Rezultati i zgjedhjeve mendoj se është i saktë, shpreh gjendjen emocionale tw shoqërisë. Ajo që është për të ardhur keq është se edhe pas 30 viteve, ne i kontestojmë zgjedhjet. Unë nuk e vë në dyshim që ka pasur parregullsi, por absolutisht mendoj se nuk do të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve. Për mua, këto ishin zgjedhjet më të mira në 12 vitet e fundit kur unë kam qenë në Shqipëri”.

Më tej aui shtoi në Ditari A2, se një ndikim negativ në rezultatin e opozitës pati edhe presidenti Meta. “Mendoj se Meta ka ndikuar negativisht në rezultatin e partisë së tij, LSI, por edhe të PD. Ai u bë palë me opozitën, duke dalë si palë e humbur. Ai irritoi një masë të madhe njerëzish me formulimet e tij shumë të rëndë për një kryetar shteti”.

Në fund, ambasadori Tarifa u shpreh se ka ardhur momenti për një grua presidente. “Kosova ka zgjedhur 2 gra presidente, është koha që edhe ne të kemi një grua në krye të shtetit. Është shumë e vështirë ta manipulosh një grua. Ka shumë emra të pakonsumuar dhe nuk ka rëndësi nga cila parti vjen. Pas 30 vitesh, një grua duhet të ishte më e mirë për presidente”, u shpreh Tarifa.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH