Aktualitet

Tabaku: Veliaj kërkon 36 mln euro nga taksat për projektin e Teatrit

Shkruar nga Liberale

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon 36 milionë euro për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Sipas Tabakut, Veliaj ka dërguar një shkresë në Kuvend, duke kërkuar që “36 mln eurot e taksave të shqiptarëve të përdorën për projektin e Teatrit me Kulla”.

"Fotokopja pa ngjyrë e Ramës, Erion Veliaj, ka dërguar një shkresë në kuvendin e Shqipërisë duke kërkuar që 36 mln eurot e taksave të shqiptarëve të përdorën për projektin e Teatrit me Kulla që do të ndërtojë aty ku ndodhej dikur Teatri Kombëtar. Pikërisht atë godinë që Veliaj e shembi me dakordësinë e Edi Ramës mu në mes të pandemisë. Duke ushtruar dhunë të pashembullt dhe duke dëftuar fytyrën e vërtetë të manipulatorit dhe gënjeshtarit që betonon Tiranën për interesa klienteliste. Pasi e shembi godinën në kundërshtim me çdo këshillë të ofruar nga ndërkombëtarët dhe nga shoqëria civile, Veliaj i kërkoi qeverisë që të merrte një kredi me vlerë 30 mln euro”, shkruan Tabaku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH