Kandidatja për deputete e PD, Jorida Tabaku deklaroi se qytetarët mezi po presin ndryshimin.
Pas një turi takimesh në njësinë 2 në Tiranë, Tabaku tha se kreu i PD, Lulzim Basha do të sjellë ndryshimin.
“Në këtë vend ka shpresë! Qytetarët po zgjohen dhe po e kuptojnë se kush mund të punojë vërtet për ata. Në Njësinë 2 në Tiranë, me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Qytetarët kërkojnë ndryshimin me qëllim që jeta e tyre të përmirësohet, që të kenë mundësi të punojnë e të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Era e ndryshimit ndihet në çdo shtëpi, rrugicë, shesh e biznes", shkruan Tabaku.