Super Liga Europiane ka dështuar, por tre skuadra ende janë pjesë e saj. Real Madrid, Barcelona dhe Juventusi nuk kanë preferuar që të heqin dorë nga nisma e nisur pak kohë më parë dhe pse ekipet e tjera janë tërhequr.
Lidhur me këtë vendim të këtyre klubeve, UEFA duhet se do të ndërmarrë masa të forta. Sipas mediave në Spanjë mësohet se Reali, Barcelona dhe Juventusi do të dënohet nga qeveria europiane e futbollit.
Deri tani bëhet me dije se për këto klube do të ketë një përjashtim për 2 vite nga kompeticione në Europë, por dhe penalizime të tjera.
Më herët Real Madrid në një deklaratë për mediat sqaronte se gjykata ka vendosur në favor të klubeve dhe i ka bërë thirrje UEFA-s që të të hiqte dorë nga kërcënimet