Globi

Studiuesit britanikë: Në dimër Covid mund të jetë më vdekjeprurës

Shkruar nga Liberale
Studiuesit britanikë: Në dimër Covid mund të jetë

“Shtetet e Bashkimit Europian duhet të nisin më herët fushatwn e madhe të vaksinimit kundër gripit, për të ulur rrezikun e shpërthimeve Covid”. Kështu ka deklaruar Komisioni Europian pasi fushatat për vaksinim kundër gripit normalisht fillojnë në vjeshtë, por sivjet këshillohet që ato të fillojnë gjatë verës.

Zyrtarët e BE-së janë të shqetësuar se spitalet mund të mbingarkohen nga një numër i madh pacientësh, siç ndodhi në kulmin e pandemisë së koronavirusit në Europë.

Komisioni Europian po ashtu iu bëri thirrje shteteve që të blejnë më shumë vaksina kundër gripit, ndërsa shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar se vala tjetër e koronavirusit në dimër mund të jetë më vdekjeprurëse./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH