Showbiz

Studimi/ Qëndrimi për një kohë të gjatë në rrjetet sociale shton ankthin dhe depresionin

Shkruar nga Liberale
Studimi/ Qëndrimi për një kohë të gjatë në

Një pushim sado  i vogël nga përfshirja në rrjetet sociale i bën mirë shëndetit dhe rrit ndjenjën e mirëqenies. Kjo u demonstrua nga një studim i koordinuar nga Universiteti i Bath (Britania e Madhe) dhe i botuar në revistën “Cyberpsychology, Behavior and Social Networking”.

Studiuesit i kërkuan një grupi njerëzish midis moshës 18 dhe 72 vjeç (mosha mesatare 29 vjeç) të ndalonin përdorimin e mediave sociale për një javë dhe rezultatet treguan ulje të ankthit dhe depresionit, mes tyre. Për disa të anketuar në hulumtim, ndërprerja nga rrjetet sociale nënkuptonte se ata mund të fitonin rreth nëntë orë kohë për veten e tyre, të cilën nëse nuk do t’iu ishte kërkuar, do ta kishin shpenzuar në Instagram, Facebook, Twitter dhe TikTok.

Studimi përfshinte 154 persona që shpenzonin mesatarisht 8-9 orë në javë në rrjetet sociale. Pas matjes së niveleve të depresionit, ankthit dhe mirëqenies së të gjithë pjesëmarrësve, disa prej tyre iu kërkua të pezullonin përdorimin e rrjeteve sociale për 7 ditë ose ta reduktonin në mënyrë drastike për disa minuta.

Një javë më vonë, studiuesit panë dallime të rëndësishme midis rezultateve për mirëqenien,ankthit dhe depresionit në grupin josocial dhe në grupin e kontrollit. Në veçanti, për sa i përket mirëqenies, grupi që kishte pezulluar përdorimin e rrjeteve sociale shënoi 4.9 pikë më shumë se të tjerët, ndërsa nivelet e depresionit dhe ankthit kishin rënë përkatësisht me 2.2 pikë dhe 1.7 pikë.

“Përdorimi i mediave sociale është bërë një praktikë kaq e zakonshme saqë shumë prej nesh e praktikojnë një rutinë të tillë pa menduar për pasojat, por ka shqetësime në rritje për efektet e tyre në shëndetin mendor”, thotë Jeff Lambert, autori i parë i studimit.

Studiuesit janë të vetëdijshëm se mediat sociale janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës së njerëzve dhe se për shumë prej tyre janë bërë një mjet i domosdoshëm për të shprehur veten dhe për të bashkëvepruar me të tjerët. Megjithatë, vëren Lambert, “shumë nga pjesëmarrësit tanë të hulumtimit raportuan efekte pozitive nga ndalimi i përdorimit të mediave sociale, si humor të përmirësuar dhe më pak ankthi. Studimi ynë tregoi se edhe një pushim i vogël mund të ketë një ndikim pozitiv.” Për studiuesit, megjithatë, efektet e pezullimit të përdorimit të mediave sociale për periudha të gjata mbeten për t'u hetuar.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH