Aktualitet

Sot festohet Fiter Bajrami/ Mijëra besimtarë falin namazin në sheshin "Skënderbej"

Shkruar nga Liberale
Sot festohet Fiter Bajrami/ Mijëra besimtarë falin namazin në

Sheshi “Skënderbej” është mbushur sot, në mëngjes nga mijëra besimtarë myslimanë.

Në shesh u organizua ceremonia e faljes së namazit të Fiter Bajramit, e cila nisi në orën 06:20.

“Muaji Ramazan është muaji ku për secilin nga ne u krijuan rrethanat për shpëtim dhe udhëzim në rrugën e vërtetë. Lutemi të kemi dalë nga muaji i Ramazanit me një pastërti dhe ndriçim shpirtëror. Ashtu siç thotë i dërguari i Zotit: Nëse kemi agjëruar me besim dhe bindje te Zoti i gjithëpushtetshëm, Ai na i ka fal mëkatet”, u shpreh Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.

Kujtojmë se besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH