Aktualitet

Sot afati i fundit i vendosur nga BE dhe SHBA, nëse Kurti nuk pranon paralajmërohen pasoja

Shkruar nga Liberale
Sot afati i fundit i vendosur nga BE dhe SHBA, nëse Kurti nuk pranon

Nëse kryeministri Albin Kurti nuk e pranon propozimin ndërkombëtar për ta depërshkallëzuar situatën në Veri, Kosova do të përballet me pasoja afatgjata. Ka qenë ky paralajmërimi i emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pasditen e së martës, ai deklaroi se do ta presë përgjigjen e Kurtit deri të mërkurën dhe në rast se ajo është negative, do të konstatohet se Kurti nuk dëshiron bashkëpunim me SHBA-në e BE-në

Kurtit gjatë takimit i është kërkuar shtensionimi i situatës në Veri, pastaj organizimi i zgjedhjeve të shpejta dhe rikthimi në dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi është mbajtur të hënën, por afati i përcaktuar është bërë i ditur tek pasditen e së martës, gjatë një takimi që i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Escobar, zhvilloi me përfaqësues të mediave në Kosovë.

Escobar në këtë takim po ashtu ka theksuar se mospranimi eventual i propozimit do të përcillet me pasoja ndaj Kosovës meqë, sipas tij, kjo do të nënkuptojë se kryeministri Kurti nuk dëshiron bashkëpunim me SHBA-në e BE-në.

“Dua ta bëj shumë të qartë se ne shohim se kjo do të ketë ndikim në raporte, në terma afatgjatë. Por, veprimet e marra apo të pandërmarra mund të kenë disa pasoja që do të mund të ndikojnë në pjesë të raportit tonë. Por, për këtë pjesë nuk dua të flas”, ka thënë Escobar.

Sipas Escobarit, raportet e SHBA-së me kryeministrin Kurti kanë sfida, porse jo edhe mes dy popujve.

“Ne po e shohim që po merren vendime, pavarësisht partneritetit tonë, dhe ky është sinjal për ne - ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë. Prandaj, në një pikë, kur të duam ta rikthejmë koordinimin dhe partneritetin me këtë Qeveri, ne jemi të gatshëm, sepse ne gjithmonë do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që duhet ta mbështesim një individ që nuk e ka atë instinkt të bashkëpunimit dhe koordinimit”, ka thënë ai. “Shpresojmë që njerëzit ta kuptojnë se vështirësitë tona të tanishme që kemi me kryeministrin nuk do të prekin këtë sentiment”.

Emisari amerikan ka thënë se nga ekzekutivi është kërkuar që “të mos ndizen situatat që janë delikate dhe se është vlerësuar se ka pasur këmbëngulje, duke përdorur forcën për të futur kryetarët e rinj në ndërtesat komunale”.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH