Nga një aksident i rëndë në Komo të Italisë, një 40-vjeçar italian ka humbur jetën dhe është plagosur rëndë një 38-vjeçar shqiptar.
Sipas mediave italiane, 40-vjeçari ishte duke drejtuar një Smart i cili në kryqëzimin për Solbiate u përplas kokë më kokë me një Fiat Tipo, brenda të cilët udhëtonte shqiptari 38-vjeçar me banim në Romë.
Italiani u transportua në spital por nuk ia arriti të mbijetonte dot ndërsa shqiptari është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Duket se njëra nga dy makinat ishte duke u kthyer, por dinamika po hetohet nga karabinierët.