Rrugët e Edinburgut u mbushën me mijëra skocezë nga i gjithë vendi, të cilët mbështesin kërkesën dhjetëra vjeçare për pavarësinë e vendit nga Britania e Madhe.
Kryeministrja e vendit, Nicola Sturgeon shkruajti një mesazh në rrjetet sociale ku shprehu mbështetjen e saj të plotë për këtë kauzë dhe shtoi se pavarësia po vjen.
“Fat të mbarë të gjithëve që marshojnë për pavarësinë në Edinburg. Nuk mund të jem personalisht në këtë ngjarje, por me shpirt jam aty. Mos kini dyshime, pavarësia po vjen”, shkruan kryeministrja skoceze.
Ky manifestim u organizua nga grupime pro pavarësisë së Skocisë, ndërsa të pranishmit lëshuan thirrje dhe mbajtën parulla në duar teksa kërkonin mbajtjen e një referendumi të dytë për çështjen e pavarësisë.