Për herë të parë në Tiranë po mbahet "parada e shqiptarëve" me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Parada ka mbledhur mbi 200 ansamble popullore, ku morën pjesë shqiptarët nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora.
Takimi i parë nisi tek sheshi “Nënë Tereza” për të ju bashkuar të gjithëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e deri tek sheshi “Skënderbej” në përfundim, që do të finalizohet me ngritjen ceremoniale të flamurit shqiptar.
Në mbrëmje do të mbahet “Festivali i Gjirokastrës” në sheshin “Skënderbej”, ku do të jetë një shfaqje gjigante dhe një pjesëmarrje masive.