Policia gjermane ka ngritur një skuadër për hetimin e vrasjes së trefishtë, ku një shqiptar nga Kosova vrau gruan dhe vajzën e më pas u vetëvar me litar në verandë.
Sipas mediave gjermane bashkëshortja e cila punonte në një kompani donte të ndahej nga burri i saj. Prej disa kohësh dy bashkëshortët flinin të ndarë ndërsa kohët e fundit burri ishte zhvendosur në një dhomë në bodrum.
Një fqinj i tyre tha për BILD se e kishtë parë vajzën që u vra nga i ati kohët e fundit. “Unë e kisha parë vajzën. Si mundet një burrë të bëjë diçka kaq të tmerrshme në familjen e tij”,thotë ai. Fqinjët thanë se e kishin parë gruan e autorit të vrasjes mjaft të dëshpëruar kohët e fundit.
Kryeprokurori Martin Botzenhardt ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.
"Sipas njoftimeve të para 51-vjeçari ka dashur të vrasë bashkëshorten dhe dy fëmijët. Para ngjarjes këtë mëngjes ai kishte njoftuar një të njohur, i cili më pas ka kontaktuar Policinë.
Në apartament forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes 46-vjeçare, vajzës 17-vjeçare. Vajza e dytë, 14-vjeçare, ka shpëtuar pa lëndime 14-vjeçarja është stabile dhe po pyetet nga policia. Në ardhjen e forcave të policisë, vajza ishte në një dhomë që ishte mbyllur nga jashtë”, ka thënë Botzenhardt.