Editorial

Shqiptarët do të gjykojnë kryetarët e partive, jo listat           

Shkruar nga Liberale
Shqiptarët do të gjykojnë kryetarët e partive, jo listat

Ervis Iljazaj

Askush më shumë se sa shqiptarët nuk e di që cilësia e deputetëve luan një rol shumë të rëndësishëm në funskionimin normal të një parlamenti. Me atë që u kanë parë sytë, sidomos në vitet e fundit në parlamentin e Shqipërisë, e kuptojnë farë mirë se ka një domosdosmëri për ti rikthyer parlamentit  reputacionin që i takon. Reputacion i cili në këtë moment është përtokë. Partitë politike, liderët e tyre kanë bërë cmos për ta degraduar institucionin më të rëndësishëm të një demokracie , duke vendosur për të përfaqësuar shqiptarët njërëz deri më precedent penal, por ndonjëherë edhe persona që kanë probleme serioze me artikulimin e gjuhës shqipe, e le pastaj me artikulimin e ndonjë koncepti politik.

Në këtë drejtim ka një presion të opinionit publik që kryetarët e partive politike kryesore nuk mund ta shmangin dhe janë të detyruar ti përshtaten kësaj kërkese. Jo vetëm kaq, por shqiptarët tashmë po kërkojnë ti zgjedhin me preferencat e tyre personale njërzit që do ti përfaqësojnë.

Si pasojë e këtij presioni, liderët e partive politike  u detyruan që të pranonin listat e hapura. Madje,  ka një garë midis tyre se kush është më ‘’ demokrati’’. Sepse e kanë kuptuar, se shqiptarët janë të lodhur nga mospërfshirja në vëndimarrje, dhe praktikisht të pafuqishëm me këtë sistem politik që kemi për të ndryshuar dicka  për fatet e tyre.

E gjitha kjo situatë dhe pakënaqësi rrezikon  që të sjellë një pjesmmarrje të vogël në zgjedhjet parlamentare  të vitit që vjen. Gjë e cila tremb jo pak kryetarët e partive politike. Në këtë kuptim, e gjithë retorika politike e muajve të fundit po zhvillohet pikërisht në këtë drejtim. Palët politike po luajnë me idenë e forcimit të votës së qytetarëve dhe ‘’demokracisë’’.

Duket si një mrekulli që kryetarët e partive politike shqiptare papritmas janë bërë lider demorkatik, kur janë pikërisht këta që për shumë vite kanë drejtuar partitë e tyre me dorë të hekurt, dhe ku jashtë vullentit të tyre nuk ka ekzistuar asnjë forcë tjetër që mund të ndikonte politikën në Shqipëri.

Në fakt, e gjitha kjo filozofi ‘’demokratike’’ e liderëve shqiptarë, nuk është gjë tjetër vecse një komunikim politik për të joshur sa më shumë opinionin publik, duke e përdorur edhe si një strategji për të vënë në vështirësi kundërshatër dhe për të përfituar nëpërmjet teknikaliteteve të kodit të ri zgjedhor.

Pas arritjes së marrëveshjes midis palëve politike  të 5 qershorit, ku nuk u fol aspak për hapjen e listave dhe të sistemit zgjedhor, ishte Edi Rama ai që doli me propozimin e listave të hapura. Të cilat njëhër i propozonte plotësisht të hapura dhe njëhër të pjessshmë, duke u merokaosur për përfaqësimin gjinor.

Propozimi i Partisë Sociliaste i ditëve të fundit e tregon më së mirë faktin se Kryetarët e partive nuk duan aspak ta humbin kontrollin e plotë të partisë në favor të demoraktizimit të tyre dhe përfaqësimit politik. Formula e fundit që ajo ka propozuar shkon pikërisht në këtë drejtim. Lista e deputetëve do të jetë përsëri e renditur sipas preferencave të kryetari të partisë, ndërsa preferencat e qytetarëve me vështirësi mund të ndryshojnë atë renditje.

Edhe kësaj herë, pavarësisht debatit të madh për hapje listash, për rikthimin e votës së qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, apo demokratizimit të partive, shqiptarët do të gjykojnë përsëri Edi Raëmn, Luzlim Bashën apo Monika Kryemadhin. Ndoshta është më mirë kështu. Sepse aq shumë e kanë përsonalizuar politikën në vitet e fundit, sa që gjykimi duhet të jetë vetëm për ta dhe jo për listat. Madje hapjen e listave, sidomos nga Partia Socialiste , po kërkojnë ta përdorin si një shpërndarje përgjegjësie duke qenë se kanë 8 vite që qeverisin. Mirëpo, sa do që Edi Rama ta përdor këtë strategji, nuk do ti shëptojë dot gjykimit të shqiptarëve në mënyrë personale. Për mirë apo për keq, shqiptarët kësaj here do të gjykojnë vetem Edi Ramën dhe jo listën e tij, e cila nëse bëhet kështu si është propozuar nuk është as demokratike. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH