Aktualitet

Shqipëria redukton eksportet me vendet e BE-së, i rrit me vendet e rajonit dhe Kinën

Shkruar nga Liberale

Në Shtator 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 mld lekë, duke u ulur me -12,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 22,2 %, në krahasim me Gusht 2023. Importet e mallrave arritën vlerën 73 mld lekë, duke u ulur me -16,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 8,3 %, në krahasim me Gusht 2023. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 40 mld lekë, duke u ulur me -19,6 %, krahasuar me Shtator 2022 dhe me -1,2 %, në krahasim me Gusht 2023.

Në rënien e eksporteve ndër faktorët kryesorë vlerësohet largimi i fuqisë punëtore dhe zhvlerësimi i euros. Zhvlerësimi i euros jo vetëm ka dekurajuar prodhuesit, sidomos në sektorin bujqësor dhe në tregun medicinal, për të rritur produktet e tyre, por në disa raste sipas tyre, i ka çuar në mbylljen e aktivitetit.

[caption id="attachment_1391234" align="alignnone" width="677"] Faktorët që çuan në rënien e eksporteve[/caption]

Në muajin Shtator 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shtator 2022 janë: Italia (1,5 %), Gjermania (48,4 %), Spanja (56,9 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe, janë: Kosova (29,4 %), Greqia (13,9 %), Kina (135,6 %), etj.

Gjatë këtij nëntëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,0 %), Gjermania (31,1 %), SHBA (71,3 %), etj. Ndërsa vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është: Kosova (12,0 %), Greqia (16,8 %), Maqedonia (4,9 %), etj.

Në muajin Shtator 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia (5,7 %), Turqia (58,7 %), Greqia (40,1) %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, në krahasim me Shtator 2022 janë: Kina (1,8 %), SHBA (100,7 %), Zvicra (129,7 %), etj.

[caption id="attachment_1391233" align="alignnone" width="762"] Tregtia e Jashtme sipas vendeve, Shtator 2023[/caption]

Gjatë këtij nëntëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (4,1 %), Turqia (26,1 %), Greqia (25,1 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (27,6 %), Gjermania (3,8 %), SHBA (31,9 %), etj.

Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 333 mld lekë, duke u ulur me -9,0 % krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 650 mld lekë, duke u ulur me -6,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 317 mld lekë, duke u ulur me -3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Gjatë muajit Shtator 2023, në uljen e eksporteve prej -12,8 %, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -2,9 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,7 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,1 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,02 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij nëntëmujori janë ulur me -9,0 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -7,2 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0,9 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,4 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,4 pikë përqindje.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Gjatë muajit Shtator 2023, në uljen e importeve prej -16,6 %, krahasuar me Shtator 2022, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -7,2 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,4 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me -1,3 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,5 pikë përqindje, etj.

Si tetëmujor, importet janë ulur me -6,5 %, krahasuar me nëntëmujorin e parë 2022. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -6,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,9 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me -0,7 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,6 pikë përqindje.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,4 %, të gjithë tregtisë. Në Shtator 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,0 %), Kina (7,9 %), Greqia (6,4 %) dhe Gjermania (6,4 %).

Shkëmbimet tregtare, për nëntëmujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 58,5 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Shtator 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,4 %), Kina (7,8 %), Turqia (6,7 %) dhe Greqia (6,7 %). /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH