Aktualitet

Shqipëria pret të enjten Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Shkruar nga Liberale
Shqipëria pret të enjten Samitin e liderëve të Ballkanit

Shqipëria do të presë këtë vit Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Herën e fundit Samiti u zhvillua në Sofje të Bullgarisë, kurse më 10 qershor radhën e ka Tirana.

Mësohet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me komisionerin e BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do e drejtojnë Samitin.

6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për projektet që përfitojnë në procesi i Berlinit.

Ky vit është i rëndësishëm për dy prej vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që presin mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për të shënuar hapjen e negociatave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH