Sport

Shqipëria përballet sot me Lituaninë

Shkruar nga Liberale

Shqipëria do të luajë sot kundër Lituanisë në kryeqytetin e vendit, Vilnius, ora 18:00. Kjo është një sfidë kyçe për ecurinë e Shqipërisë në grupin e Ligës së Kombeve.

Në këtë takim trajneri Edoardo Reja do të besojë sërish te të rinjtë. Në fushë pritet të ketë edhe debutues, që do të shërbejnë edhe për rinovimin e ekipit.

“Kisha dëshirë ta bëja këtë në mënyrë më graduale, por jam i detyruar për faktin se nuk kemi alternativa të tjera. Kam shumë besim te këta të rinj dhe jam i sigurt se do të bëjnë një paraqitje të mirë”, tha Reja.

Situata në grup është e barabartë, pasi të gjitha skuadrat kanë 4 pikë pas 3 javëve në Ligën e Kombeve.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH