Globi

Shqipëria nis mandatin 2-vjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB

Shkruar nga Liberale
Shqipëria nis mandatin 2-vjeçar si anëtare jo e përhershme

Shqipëria duke nisur nga sot, do të ulet si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Vendi ynë është zgjedhur për herë të parë anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023.

Duke filluar nga 1 janari 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të OKB për menaxhimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 66 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë. Shqipëria u paraqit si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore.

Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, është një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare për vendin. Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së më 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një mandat 2-vjeçar. Mandati fillon më 1 janar 2022.

Ky këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dyvjeçar.

Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH