Shqipëri

Zjarri në Pogradec, flet vëllai i kryefamiljarit që iu dogj shtëpia: Për 30 sekonda u shkatërrua, nuk mbeti asgjë

Shkruar nga Liberale

Zjarri në Pogradec, flet vëllai i kryefamiljarit që iu dogj


Një banesë u shkrumbua nga flakët rreth orës 18:00 sot në fshatin Leshnicë, të bashkisë së Pogradecit.

Ndërkohë vëllau i kryefamiljarit ka folur dhe ka shprehur që iu shkrumbua çdo gjë.

Ai shprehet se për 30 minuta u shkatërrua shtëpia dhe se nuk mbeti asgjë pa u djegur, teksa i bëri thirrje shtetit që të ndihmojë familjen e vëllait të tij për të rindërtuar shtëpinë.

“Për 30 sekonda u shkatërrua shtëpia. Nuk mbeti asgjë, zjarri ra në orën 18-18:30. Unë isha në shtëpi kur më morën e më thanë që ka rënë zjarri. Lajmëruam zjarrfikësen dhe erdhën, shumë shpejtë madje, nuk kishin çfarë të bënin. Nuk shpëtoi asgjë. Edhe lekët që kishim u dogjën, shyqyr që shpëtuam të 5-të. Shteti po të rregullojë shtëpinë tim do ishte ndihmë e madhe”, u shpreh ai.

Poll
SHQIPENGLISH