Në prag të festave në tregun e shpendëve në Elbasan ka nisur shitja e gjelave të detit.
Këtë vit tregtarët thonë se do të ketë një çmim më të ulët se vitin e kaluar ku aktualisht një kg kushton 800 lekë.
Por shqetësim për ta mbetën konkurenca nga jashtë dhe produktet e ardhura nga importi. Sipas tyre ato janë më çmime dhe cilësi më të ulët. Por abuzohet me cilësinë ndaj edhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve.
Ndonëse këtë vit ka ulje të çmimeve për gjelin e detit, pensionistët nga tjetër edhe pse morën një bonus më të lartë thonë se sërish hasin vështirësi në blerjen e tij. Kjo për faktin se është rritur kostoja e jetesës për produktet e tjera.
Nga vëzhgimet rezulton se këtë vit në tregun e shpendëve në Elbasan ka ulje çmimesh për të plotësuar në maksimum kërkesat e konsumatorëve.